FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj jep lajmin e mirë: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau sot një lajm të mirë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, duke njoftuar shpërblimin e fundvitit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse.

”Ata janë heronjtë e heshtur të qytetit, këtu përfshihen pastruesit, ata që merren me mirëmbajtje, sepse do të duam që për mbi 4360 punonjës, ne të kishim një mundësi për t’iu dhënë një pagë shtesë, ose një asistencë shtesë financiare për vitin e ri”, tha Veliaj.

Ky vendim vjen si një shenjë vlerësimi për përpjekjet dhe kontributin e vazhdueshëm të këtyre punonjësve, veçanërisht në një periudhë festive që mbledh komunitetin dhe familjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?