Në Greqi prokuroria fillon hetimet për eurot greke në median shqiptare

Në Greqi ka plasur skandali dhe prokuroria po heton, kurse në Shqipëri heshtet.

Sipas informacioneve të Top Channel, edhe dorëheqja e ish Ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias ka ardhur pikërisht për shkak të përplasjeve të tij me Ministrin e Brendshëm Pamenos në lidhje me këto fonde sekrete. Sipas Pamenosit, Kotzias kishte shpërdorur miliona euro në pagesa e blerje në Shqipëri.

Fill pas publikimit të këtyre informacioneve Prokuroria e Athinës ka nisur një hetim penal për akuzën e shkeljes së sekretit shtetëror.

Nga ana tjetër në Shqipëri ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me këto zhvillime shqetësuese. I vetmi që ka reaguar ka qenë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili është shprehur se e ka bërë publik rrezikun e blerjes me para “të fshehta” që në muajin janar.

 

SHKARKO APP