Ish-ministri Tahiri anulon konferencën pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt

Menjëherë pas bërjes publike të dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka anuluar konferencën e shtypit që kishte paralajmëruar paraditen e sotme.

Lajmin e dorëheqjes së Xhafajt e ka dhënë pak minuta më parë vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa vendin e tij e ka zënë Sandër Lleshi. Xhafaj zëvendësoi Tahirin marsin e 2017-tës, pas protestave të vazhdueshme të PD-së dhe vendosjes së çadrës për tre muaj përpara kryeministrisë.

 

SHKARKO APP