Vrasja e Konstandinos Kaçifa, Rama i përgjigjet Greqisë
Politikë E Premte, 10 Shtator 2021 23:20
Kryeministri Edi Rama ka reaguar të dielën pas vrasjes së Konstandinos Kaçifa gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat speciale të RENEA.
“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, shkroi Rama në Twitter.