Ngjela: Ngjarja e planifikuar nga ekstremistët grekë
Vrasja e minoritarit grek nga forcat speciale RENEA, këtë të hënë ka sjellë reagime të shumta nga pala shqiptare dhe ajo greke.
Në sajë të këtyre komenteve avokati Spartak Ngjela pjesë e panelit të të ftuarve në Real Story, është shprehur se këtë ngjarje nuk e shikon një ngjarje të kurdisur nga politika greke, kurrsesi, por e vlerëson si një akt nga ekstremistët.
Avokat Ngjela thekson se veprimi i policisë ishte i duhuri pasi në këto raste për të shmangur një dëm të madh duhet të neutralizojmë një më të vogël.
“Prania e forcave RENEA e cila ka ardhur në ndihmë të policisë lokale është një veprim i cili e justifikon çdo gjë, pasi policia në këtë rast thjesht di faktin se përballë ka një person të armatosur dhe për më tepër të rrezikshëm dhe se di se ai është ekstremist, grek apo shqiptarë”, tha Ngjela.
“E ritheksoj se këtë ngjarje nuk e shoh si ngjarje e politikës greke, asesi, por që mund të jetë e një nga organizatat ekstremiste atje, që po e shfrytëzojnë për arsye të ndryshme këtë skenë”- shtoi avokati.