Politikani grek: T’i shfarosim shqiptarët!
Vrasja e minoritarit grek gjatë ditës së djeshme në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar tensione mes të dyja vendeve.
Një politikan grek përmes një video mesazhi ka bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ku kërkon që të nisini menjëherë bombardimet për Shqipërinë.
Presidenti i së Drejtës së Re, Phaselos Kranidiotis, shton se kjo është e vetmja rrugë që pengon dhe detyron Edi Ramën që të mbajë dorën larg grekëve.
“Të ngrihen të gjithë, të mos lëmë gurë pa lëvizur dhe të shfarosim të gjithë vrasësit e heroit Konstandinos Kaçifas, kjo është e vetmja mënyrë që Edi Rama të mos guxojë të ngre dorën ndaj grekëve”, shprehet politikani grek.