Gazetari grek: Një fashist u vra në Shqipëri
Opinioni në Greqi është i ndarë për ngjarjen në Bularat. Mes reagimeve ekstremiste që flasin për vrasje me motive etnike nga Policia Shqiptare, ka dhe të tjerë që nuk e jusitifikojnë sjelljen e Kostandinos Kacifas.
Theothoris Patsatzis, një gazetar grek, shkruan se i riu i vra se qëlloi ndaj policisë dhe ka sjellë në vëmendje sesi do reagonte opinioni grek nëse ngjarja do ndodhte në SHBA apo në Greqi.
Në facebook ai shkruan: “Një ushtarak grek fashist ngriti një flamur grek në një fshat në Shqipëri dhe më pas qëlloi policët shqiptarë. Nëse incidenti do kishte ndodhur në SHBA, media greke do fliste për neutralizimin e një ekstremisti të krahut të djathtë të armatosur dhe të rrezikshëm. Nëse, më keq, këtë gjë do e bënte një turk në Thraki, ata do të flisnin për një terrorist dhe një agjent të shërbimeve sekrete të Ankarasë. Tani, me që flasim për Shqipërinë, ata i kërkojnë qeverisë greke shpjegime të incidentit nga autoritetet shqiptare”,- shkruan Theothoris Patsatzis.
- Hetime të përbashkëta për vrasjen e Kacifas
- Tensione dhe sherr mes Shqipërisë dhe Greqisë
- Politikani grek: T’i shfarosim shqiptarët!
- Diçka e pështirë në shkallët e stadiumeve shqiptare
- Zv. ministri i Mbrojtjes: Të duash Greqinë nuk do të thotë urresh Shqipërinë
- Greqia: Do e çojmë në Bruksel çështjen e Bularatit
- Ngjela: Ngjarja e planifikuar nga ekstremistët grekë
- Tritan Shehu: Policia reagoi drejt. Rama më shokoi