Presidenti reagon për vrasjen në Bularat: Ngjarje e izoluar, s’mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar sot lidhur me ngjarjen në Bularat, ku u vra nga policia në një shkëmbim zjarri Kostandinos Kacifas.
Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat mbi ngjarjen e rëndë të Bularatit, nënvizon se:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.
Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie.
Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive.
Në të njëjtën kohë Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.
Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke patur kombësinë greke.
Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një këmbanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë.
- Parulla raciste në stadium, FSHF reagon pas Presidentit
- Gazetari grek: Një fashist u vra në Shqipëri
- Tensione dhe sherr mes Shqipërisë dhe Greqisë
- Politikani grek: T’i shfarosim shqiptarët!
- Diçka e pështirë në shkallët e stadiumeve shqiptare
- Zv. ministri i Mbrojtjes: Të duash Greqinë nuk do të thotë urresh Shqipërinë
- Greqia: Do e çojmë në Bruksel çështjen e Bularatit
- Ngjela: Ngjarja e planifikuar nga ekstremistët grekë
- Tritan Shehu: Policia reagoi drejt. Rama më shokoi