Deklaratat e Tahirit, reagon Paloka: “Baxhellë”, flet për “çarçafë të gjakosur” të virgjërisë
Vetëm pak pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri publikoi para mediave vendimin e gjykatës italiane, e cila ka pushuar hetimet për të, pasi nuk ka gjetur asnjë lidhje me ndonjë aktivitet të paligjshëm vjen reagimi i parë nga PD.
Ka qenë Edi Paloka, numri dy i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, që ka reaguar i pari pas shfaqjes së Tahirit, ndërkohë që PD zyrtarisht e ka shpërndarë postimin e tij për mediat.
Paloka i referohet Tahirit si një baxhellë që doli në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve.
“Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur, kur ju vinte koha për t’u martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kësaj familja ju gjente ndonjë burrë nga provinca dhe gjithçka shkonte për bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafet e përgjakur”- shkruan mes të tjerash Paloka.
Reagimi i Palokës
Dikur, ruajta e virgjerisë për femrat ka qenë një problem jo i vogël. Ka patur dhe zakone të tilla, që pas natës së parë të martesës, çarçafet e gjakosur, duhej të vareshin në vend të dukshëm që bota të kuptonte se nusja kishte dalë e virgjër.
Virgjëria vazhdoi të ishte problem dhe gjatë komunizmit, po vajzat e shkathta e gjetën zgjidhjen.
Femra që ishin palluar sa e me kë kishin mundur, kur ju vinte koha për t’u martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kësaj familja ju gjente ndonjë burrë nga provinca dhe gjithçka shkonte për bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarcafet e përgjakur.
Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjetër…
Një baxhellë të tillë sa e pamë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve.