Klevis Balliu: Drejtësia e kapur, gati pafajësinë për Tahirin

Pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë ardhur ragimet e para nga opozita. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se drejtësia e kapur nga Edi Rama po përgatit pafajësinë për ish-ministrin e akuzuar për trafik droge.

”Të gjithë e dinë se vendimi që publikoj Saimir Tahiri nuk ka asnjë vlerë pasi nuk ka patur një çështje Tahiri në Itali dhe këtë e ka deklaruar vetë Saimir Tahiri me datë 24 tetor 2017. Por për Tahiri, i cili kërcënon Edi Ramën dhe i kërkon që ta shpallë atë të pafajshëm, të gjithë e dinë që ai është i implikuar në trafikun e lëndëve narkotike me kushërinjtë e tij”,-shkruan Balliu.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

DREJTËSIA E KAPUR GATI PAFAJSINË E SAIMIR TAHIRIT

Duke mashtruar me ftohtësinë që karakterizon një kriminel, Saimir Tahiri përgatit lirinë edhe nga drejtësia shqiptare.

Duke ofruar vendimin e Gjykatave Italiane, ish-Ministri trafikant bën gati dosjen dhe vendimin që do ta shpallë atë të pafajshëm nga drejtësia e kapur në Tiranë.

Të gjithë e dinë se vendimi që publikoj Saimir Tahiri nuk ka asnjë vlerë pasi nuk ka patur një çështje Tahiri në Itali dhe këtë e ka deklaruar vetë Saimir Tahiri me datë 24 tetor 2017.

Por për Tahiri, i cili kërcënon Edi Ramën dhe i kërkon që ta shpallë atë të pafajshëm, të gjithë e dinë që ai është i implikuar në trafikun e lëndëve narkotike me kushërinjtë e tij.

SHKARKO APP