Pritje madhështore për Presidentin Meta nga arbëreshët në Kalabri
Vizita e kreut të shtetit shqiptar në Kalabri është pritur me entuziazëm nga arbëreshët që jetojnë në komunat e këtij rajoni të Italisë.
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në mbrëmje në meshën e zhvilluar në Kishën e Lungro-s në Kalabri të Italisë. Mesha e veçantë i është dedikuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu. Në rrugët e kësaj komune kjo ditë është përjetuar si një festë e vërtetë. Qindra banorë arbëreshë kanë dalë më kostume popullore dhe duke kënduar këngë të vjetra shqiptare.
Sot në mbrëmje janë të shumtë qytetarët që kanë dalë për t’i uruar mirëseardhjen Presidentit të Shqipërisë. Videot më poshtë paraqesin mikëpritjen e arbëreshëve në Lungro të Rajonit të Kalabrisë.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/183257899248595/
https://www.facebook.com/kohajone/videos/431531497251274/
Presidenti Meta është pritur në Kishën e Lungro-s, një nga më të vjetrat e arbëreshëve në këtë zonë. Imzot Donato Oliverio, i cili drejton kishën e Lungro-s mbajti një fjalim emocionues për vizitën e Presidentit Meta. “Kjo kishë përfaqëson degën më antik të popullit shqiptar në Itali dhe është e gjallë, plotë jetë dhe ekziston falë arbëreshëve”,- tha Imzot Donato Oliverio.
Presidenti i Rajonit të Kalabrisë: Komuniteti arbëresh, shembull i integrimit
“Komuniteti arbëresh në Kalabri është shembulli se si mikëpritja dhe integrimi janë rruga e duhur, madje ajo që unë personalisht e shoh si të vetmen rrugë që duhet përshkuar për të krijuar kushtet e paqes dhe progresit”. Deklarata është bërë nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio gjatë takimit me Presidentin Ilir Meta, i cili po zhvilloi sot një vizitë në Kalabri.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona – shtoi Oliverio – kanë rrënjë të thella dhe ushqehen nga një histori miqësie. Fakti që Presidenti Meta dhe Presidenti ynë i Republikës, Sergio Mattarella do të marrin pjesë në ceremoninë e përkujtimit të vdekjes së një shqiptari të madh, Skënderbeut, është për ne një nder i madh dhe kënaqësi. Këtu në Kalabri jeton prej më shumë se 600 vitesh një komunitet shqiptar që jo vetëm ka ditur sesi të integrohet, por edhe ka bashkëjetojë dhe të jap një kontribut të madh në rritjen e rajonit tonë.
Është një komunitet që për ne përbën një burim, jo vetëm nga ana kulturore dhe njerëzore, por edhe për shkak të kontributit që ka dhënë dhe vazhdon të jap në terma ekonomikë, socialë dhe më lejoni të them edhe civil dhe etik.
Skënderbeu ka qenë një strateg i madh – përfundoi Oliverio- që ka kontribuar për të mundësuar pavarësinë dhe autonominë e popullit shqiptar, por edhe për të ushqyer një kulturë dhe praktikë pavarësie dhe në vendin tonë. Mesazhi që shoqëron figurën e tij shkon përtej kufijve të Shqipërisë”.
“Të bashkuar në emër të Skënderbeut”. Televizioni “RAI” për vizitën e Presidentit Meta
Televizioni “RAI” e ka cilësuar historik takimin që pritet të zhvillohet mes presidentit shqiptar dhe atij italian në komunat arbëreshe në Itali. Në kronikën e vizitës së sotme, televizioni raporton se takimi zhvillohet si pjesë e ceremoninë për 550-vjetorin e vdekjes së heroit shqiptar Skënderbeu.
- Vizita te arbëreshët. Presidenti Meta: Këtu është zëmra e bashkësisë arbëreshe
- “Viti i Skënderbeut”, Presidenti Meta takim me arbëreshët e Kalabrisë
VIDEO/Ceremonia në Kishën bizantino-katolike të Lungro-s
https://www.facebook.com/nicola.sica1/videos/1905061909531676/