Mediat italiane vazhdojnë të pasqyrojnë vizitën e dy presidentëve te Arbëreshët
Presidenti Meta zhvilloi një vizitë tek arbëreshët e Italisë në Kalabri i shoqëruar edhe nga Presidenti i Republikës Italiane.
Eshtë vlerësuar si vizitë historike, e para e dy Presidenteve se bashku te arbereshët.
Ndërkohë kjo vizitë e Metës në Kalabri vijon të ketë vëmendje të madhe të mediave italiane.
Pasqyrimi në mediat italiane:
ANSA) – SAN DEMETRIO CORONE (COSENZA)
Presidenti Mattarella dhe Meta në Kalabri
– Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, po marrin pjesë në San Demetrio Corone në kremtimin e 550 vjetorit të vdekjes së Giorgio Castriota Skënderbeut , heroi kombëtar i “Toka e Shqiponjave”, shumë i dashur edhe në mesin e komuniteteve shqiptare kalabre, trashëgimtarë të popullsisë që erdhën në Itali nga rajonet e Ballkanit midis shekujve 15 dhe 18.
Mattarella dhe Meta u pritën nga qindra njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë, të cilët valvisnin me flamur italian dhe shqiptar. I kanë mirëpritur dy kryetarët e Shtetit presidenti i rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio, dhe kryebashkiaku i San Demetrio Corone, Salvatore Lamirata. Dy krerët e shteteve kanë përuruar një pllakë përkujtimore kushtuar Skënderbeut. Të dy Presidentët u pritën, në hapësirën përballë Collegio Sant’Adriano, me një kornizë të këngëve dhe vallëzimeve tradicionale shqiptare të ofruara nga grupet e të rinjve të San Demetrio Corone.
RAINEWS
Festimet e Skënderbeut, Mattarella në Kalabri me presidentin e Shqipërisë
7 nëntor 2018 Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, është në San Demetrio Corone, qendra shqipfolëse e Cosentino ku sot festohet 550 vjetori i vdekjes së Giorgio Castriota Scanderbeg, heroi kombëtar shqiptar. Pas mbërritjes së tij në qytetin e vogël, presidenti u përshëndet, në mesin e duartrokitje, nga një valë flamujsh trengjyrësh dhe Republika e Shqipërisë, presidenti i së cilës, Ilir Meta, që prej dje në Kalabri, për të marrë pjesë në këtë eveniment. Mattarella u mirëprit në hyrje të Kolegjit të S. Adriano, i cili organizoi ngjarjen, ndër të tjera, nga Prefekti Paola Galeone, Presidenti i Rajonit, Mario Oliverio, nga ai i Provincës së Cosenza, Franco Iacucci. Në shesh ishin prezent shumë fëmijë dhe nxënës të shkollave.
Presidenti Meta mbërriti pak pas Mattarella, i përshëndetur nga koret në gjuhën shqipe. Presidenti i rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio, komentoi: “Ne kemi krijuar një rrugë për konsolidimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve tona me Shqipërinë, duke filluar nga trajnimi: ne do të punojmë për të forcuar marrëdhëniet tona përmes projekteve që do t’i prezantojmë Bashkimit Evropian: San Demetrio është komuna më e populluar e komunitetit Arbereshe, është një simbol i përbashkët dhe sot ne jemi në Collegio Adriano, e cila ka qenë një pikë referimi për komunitetet shqiptare të pranishme në rajonin tonë – tha Oliverio – dhe zgjedhja e tij është përcaktuar pikërisht nga kjo karakterizim “.
“Është një ditë e bukur dhe domethënëse, sepse integrimi i popullit shqiptar, i cili shumë vite më parë ka ardhur në Kalabri, është një shembull vërtetë i mirë”, deklaroi Franco Iacucci, president i Provincës së Cosenza. “Këtu ka kulturë dhe integrim, dhe pa dashur të bëjmë krahasime me fenomenin e sotëm, që nuk është e njëjtë me ato të atyre kohërave – tha Iacucci – por ne duhet të marrim një shembull dhe ta çmojmë atë, për të bërë një mirëseardhje të denjë Itali dhe Kalabri “.
Arrivato a San Demertrio Corone il capo dello Stato #SergioMattarella
servizi e approfondimenti @TgrCalabria h14 pic.twitter.com/AhZGpuk3WT— Tgr Rai Calabria (@TgrRaiCalabria) November 7, 2018
Përktheu: Majlinda Noka, Koha Jonë