Meta dhe Mattarella me arbëreshët, përurojnë pllakatën kushtuar Skënderbeut
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të vitit “Mbarëkombëtar të Skënderbeut” vijon të mbajë takime të rëndësishme me përfaqësues të Arbëreshëve në Kalabri.
Presidenti Meta dhe homologu i tij Sergio Mattarella kanë zbuluar pllakatin përkujtimor të kësaj vizite historike të vendosur në oborrin e Kolegjit “Shën Adriano” në Shën Mitër.
Në pllakat shkruhet: “Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella në 550-vjetorin e përkujtimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Shën Mitër, 7 nëntor 2018”.