Presidenti italian: Arbëreshët i kanë dhënë Italisë një kryeministër dhe Antonio Gramshin

Presidenti i Italisë, Serxho Mattarella, në ceremonitë e zhivilluara te arbëreshët në Kalabri për nder të figurës së Gjegj Kastriotit Skënderbeut ka vlerësuar rolin që komuniteti i arbëreshëve ka në histroinë e Italisë.

Në fjalimin e tij, Mattarella ka përmendur dy figura, ndër më kryesoret, të personaliteve arbëreshe që kanë pasur ndikim të madh në Itali.

I pari është Francesco Crispi, i cili gjatë viteve 1900 mbajti postin e kryeministrit të Italisë. Ndërsa i dyti është emri i Antonio Gramshit, një filozof i majtë, idetë e të cilit dominuan Italinë e viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Mattarella tha se këta dy personazhe jnë protagonistë të historisë së Italisë dhe të identitit të saj.

Emri i Antonio Gramshit është i njohur edhe në Shqipëri për shkak të teorive të tij neo-maksite. Ndërkohë, Francesco Crispi është një personazh jo shumë i njohur për Shqipërinë, por me rol të rëndësishëm në historinë e Italisë.

Ai ishte dy herë kryeministër i Italisë, gjatë viteve 1887 – 1891 dhe 1893-1896, si dhe i pari kryeministër që vinte nga jugu i Italisë. Në Itali njihet si një burrë shteti që kontribute të veçanta në politikën e jashtme. Historia italiane e rendit mes emrave më të mëdhenj të kohës kur jetoj, siç është kancelari gjerman, Otto von Bismarck.

Mattarella alla cerimonia al 550° anniversario di Giorgio Castriota Scanderbeg

SHKARKO APP