Spartak Ngjela: Turpi grek i Bularatit
Nga Spartak Ngjela/
Varroset me ceremonial një terrorist. Njëlloj si të vrarët e Mafies apo terrorizmit ndërkombëtar.
Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri.
Janë për tu qarë hallin. Shteti grek në krizë që vjen dhe provokon shqiptarët në Shqipëri.
Por kanë fushë veprimi nga një kryeministër pa asnjë vlerë kombëtare, që me naivitet, njëlloj si Saliu, të dy bashkë menduan se mund të destabilizonin Shqipërinë me ca lapaculë anadollakë të ardhur nga Greqia.
Asgjë nuk mund t’i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz pa asnjë vlerë, që vinë këtu për të fyer shqiptarët. I patë? Të çmendurit që kërkojnë antihistorinë.
Asgjë nuk iu bëjnë dot shqiptarëve, sepse gjithçka po shkon drejt bashkimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Ky turp i sotëm, do të jetë sigurisht fakt dobibrurës në ecurinë drejt rikthimit të personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Janë të humbur historik këta grekë që bërtasin sot në jerm në Shqipëri… por këtu nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që në 150 vjet i kanë gënjyer për historinë e tyre të falsifikuar.
Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit gjithëshqiptar, duan apo nuk duan neoandartët qesharakë grekë.
- Ekstremistë grekë në varrimin e Bularatit: Të djegim shqiptarët
- Me flamuj grekë nis ceremonia e varrimit të Kacifasit: Kostandin je gjallë
- Dule nga Bularati: E vërteta për vrasjen e Kacifas të shkojë deri në fund
- Thirrjet antishqiptare në Bularat, At Nikolla Marku: Po cënojnë dinjitetin e popullit shqiptar