Rama në podkast: Pavarësia e institucioneve, problem!
Në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, është diskutuar gjithashtu edhe çështja e pavarësisë së institucioneve në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama theksoi se ky është një problem që vazhdon të shfaqet vazhdimisht, duke shtuar se, sipas tij, sa më shumë i japin pavarësi institucioneve, aq më shumë bëhet e dukshme paaftësia e tyre për të performuar.
Ai gjithashtu u ndal edhe tek autonomia financiare e institucioneve, të cilën ai e konsideron të pajustifikuar nga rezultatet që vijnë nga kontrolli i performancës.
“Kemi bërë përpjekje të shumta, por gjatë rrugës kam vërejtur më shumë se një herë që ajo që dikur konsiderohej e çliruar është shfaqur sërish e kapur nga një tjetër anë, dhe zinxhiri i burokracisë është shkurtuar nga njëra anë dhe është zgjatur nga ana tjetër. Në lidhje me pavarësinë e institucioneve, ky është një problem, pasi sa më shumë i japim pavarësi, aq më shumë bëhet e dukshme paaftësia institucionale për të kontrolluar performancën në sistemet shtetërore, jo në kuptimin politik. Një shembull i qartë dhe më spektakolar i papërgjegjshmërisë është rasti kur gjyqtarët i rritën vetes pagat. Ata e ankimuan këtë në Gjykatën Kushtetuese, e cila arriti në një llogari tjetër dhe vendosi se paga duhet të rritej më shumë sesa ishte kërkuar. Po ashtu, i kemi dhënë universiteteve autonomi financiare, por kontrolli i performancës nuk ka arritur të maksimizojë efektin që pritej. Sa i përket ministrive, e kemi vuajtur dhe ende e vuajmë situatën kur ministria është përgjegjëse për gjithçka, ndërkohë që ato duhet të përqendrohen në hartimin e politikave. Në fund, është një rendje pas të tashmes, kur rutina luan një rol të madh dhe presioni krijon një lloj urgjence në punë”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

