Motra e Kacifas akuzon në mediat greke: Avionë fluturonin mbi shtëpinë tonë!

Ermioni Kacifas, motra e Kostandin Kacfias që u vra në një përplasje me policinë shqiptare në muajin tetor ka dhënë sot një intervistë për mediat greke. E ftuar në një emision mjaft të ndjekur televiziv në vendin fqinj ajo ka përsëritur dhe një herë variantin e familjarëve se “vëllai i saj u kap i gjallë nga policia dhe me pas u ekzekutua”.

Por veç pretendimeve të familjareve për vrasjen e tij, për të cilat nuk ka asnjë provë, Ermioni Kacifas ka folur për një “klimë terrori ndaj minoritetit grek nga shteti shqiptar”.

Në teleivizionin “Epsilon TV”, Ermioni Kacifas u shpreh se “gjithë minoriteti grek jeton në frikë se ajo që i ndodhi vëllait të saj mund t’u ndodh edhe të tjerëve”.

Gjithashtu Kacifas flet dhe për presione dhe sulme në familjen e saj edhe në ditët pas vrasjes së vëllait. Tekstualisht ajo shprehet se “afër banesës tonë u qëllua tre here më armë dhe avionë fluturonin në lartësi të ulët”, duke nënkuptuar se bëhej fjalë për avionë ushtarakë.

Pretendimet e familjes së Kacifas janë një e drejtë e tyre, por për disa gjëra duken hapur që janë jo të vërteta. Mjafton vetëm një fakt, Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë në përdorim asnjë avion ushtarak dhe nuk ka sesi shteti shqiptar të ketë përdorur avionë për tu bërë presion minoritarëve.

Deklaratë e fortë e ish-ministrit Kotsias: Ushtria greke nuk e njeh kufirin me Shqipërinë

SHKARKO APP