
Egnatia arrin të fitojë për herë të parë në histori, Superkupën e Shqipërisë, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Kukësin, me rezultatin 2-0 në finalen e zhvilluar në “Air Albania”.
Një tjetër sukses historik ky për klubin rrogozhinas pas titullit kampion të fituar në elitën e futbollit shqiptar edicionin e kaluar.
Serxho Ujka dhe Bakayoko ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova.
