Pavarësia, Thaçi: Dita më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar
Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë.
Në një postim në “Faebook”, Thaçi teksa ka postuar një fotot të ditës kur Ismali Qemali ngriti flamurin në Vlorë, shpehet se 28 nëntori është dita e të gjithë shqiptarëve kudo ku ata gjenden.
Thaçi thotë gjithashtu që ndjehet I lumtur që emocionet e kësaj dite po I ndan me bashkëatdhetarët në Shtetet e Bashkaura të Amerikës.
“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e tërë shqiptarëve, kudo që ata gjenden. Jam i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndaj sot me bashkatdhetarët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urime të gjithëve kjo ditë e madhe! HTH”,- shkruan Thaçi.