Nis shembja e shtëpive për Unazën e Re. Përplasje mes policisë dhe banorëve

Policia dhe institucionet që zbatojnë projektin e Unazës së Re të Tiranës kanë nisur sot në mënyrë të beftë shembjen e shtëpive që preken nga projekti. Aksioni që ka nisur gjatë orëve të mëngjesit fillimisht është ndalur në zonën e Laprakës. Pronarët në këtë lagje, sipas institucioneve, janë njoftuar që më herët për shembjen e banesave. Por jo të gjithë pronarët kanë qenë dakord. Përplasja të forta mes banorëve dhe policisë ka pasur gjatë gjithë ditës në këtë zonë.

Aksioni në Laprakë pritet të vijon me shembjen në një nga zonat më të nxehta siç është ajo te “Astiri”. Në këtë lagje,  prej 32 ditësh banorët po protestojnë dhe kanë arritur të dëbojnë kompanitë private që kanë marrë përsipër punimet.

Ndërkohë zona tjetër ku kanë nisur shembjen është ajo e Shkozës. Edhe këtu autoritet thonë se banorët janë njoftuar disa muaj më parë, por një pjesë e tyre bëjnë rezistencë dhe nuk pranojnë tu shemben banesat pa marrë dëmshpërblim të plotë.

Janë të paktën tre vatra ku institucionet kanë nisur zbatimin e projektit për shembjen e banesave. Policia thotë se po zbaton ligjin për të t’i hapur rrugën projektit të Unazës së Re, ndërkohë që banorët kërkojnë dëmshpërblim 100 përqind për pronat e tyre.

VIDEO/Përplasje të Unaza e Re

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/429968707810213/

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1325092690966088/

Shteti i shemb shtëpinë, me lot në sy, po tani ku të fus kokën unë

“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjerat e mia, por s’më lejuan”. Kështu deklaron mes lotësh pronarja e një prej banesave në Laprakë, e cila u shemb sot nga IKMT në sajë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe. “I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Por nuk kam mundësi, se si shteti vepron kaq dhunshëm. Është dhunë psikologjike, e lodhshme. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Disa gjëra i lëviza, por jo të gjitha”, pohon për mediat zonja me lotë ne sy.

Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve si dhe forca të mëdha policore. Pronarët e kësaj banese pohojnë se godina ishte në proces legalizimi. Policia ka hyrë me forcë në banesë dhe ka nxjerrë prej andej familjarët që ishin ngujuar pak minuta më parë. Me forcë është tentuar të shoqërohet dhe e zonja e shtëpisë, e cila në një moment është rrëzuar në tokë.

Deputeti i PD, Klevis Balliu: Policia e pabesë! Ky është Edi Rama!

Kanë nisur shembjet e banesave në zonën e Laprakës. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i pranishëm gjatë shembjes së një objekti dykatësh, u shpreh se Rama po u shkatërron jetën  qytetarëve. Balliu nuk kurseu akuzat edhe ndaj Policisë së Shtetit,  të cilën e cilësoi si të pabesë, për faktin që nuk i la kohën e duhur banorëve të nxjerrin gjërat nga objekti që po shembet.

Deputeti demokrat duke iu referuar ngjarjes paralajmëroi edhe përshkallëzim të mëtejshëm të protestave. “Kjo është pamje e fytyrës së Edi Ramës. Ndaj policisë së shtetit nuk është ushtruar asnjë dhunë nga ana e banorëve, pavarësisht kërcënimeve nga banda e Habilajve, janë sjellë si qytetarë. Të marrim shembull nga Franca, nga vëllezërit tonë europiane. Kur fiton një bandid shembet një shtëpi, kur fiton një qytetar ndërtohet shteti. Të shembet shtëpia do të thotë të shembet jeta. Kjo ishte për hir të diskutimit, që zonja ka bërë me mirëbesim me policinë e Shtetit, por janë të pabesë. Këto meritojnë revoltë sot protesta do të jetë më e madhe. Do vazhdojmë mbështetjen tonë për këta qytetarë që po mbrojnë shtëpitë e tyre kundër një banditi si Edi Ramës. Kush gëzon nga shkatërrimi i qytetarëve, nuk duhet të jetojë në këtë vend. Sa para të tjera duhet të presim të vjedhin nga ky shtet. Gjithë policia të hedhi kapelet të marrë shembull nga policia e Francës, e cila iu bashkua kauzës së qytetarëve për naftën”, tha Balliu.

Tensione të forta tek Unaza e Re, deputetët e opozitës bashkohet banorëve

Pas tensionimit të situatës në zonën e Unazës ndërkohë që fadromat e bashkisë po u turren banesave dhe bizneseve është nisur për tu bashkuar më banorët edhe nënkryetari  PD Edmond Spaho dhe disa deputetë të tjerë të opozitës. Pak më parë disa banorë nuk kanë liruar banesën tyre për lejuar prishjen nga fadromat e bashkisë por janë ngujuar dhe nuk lejojnë shembjen e pronës së tyre.

SHKARKO APP