Mesila Doda: Nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e të gjithë të afërmit, duhet t’i bashkohemi studentëve
Ish deputeja e PDIU Mesila Doda ka reaguar
Në një postim në facebook Mesila Doda u bën thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve.
“Mbështetje pa kursim për studentët.
Sot i gjithë qyteti i Tiranës, nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit, e të gjithë të afërmit, duhet t’i bashkohemi studentëve.
Ashtu si në vitet 90’ kur qytetarët e Tiranës mbështetën fëmijët e tyre në betejën për rrezimin e diktaturës, sot duhet t’i mbështesim studentët në betejën e tyre dhe t’i lëmë gjithë hapësirën të na udhëheqin në idealet ku ata besojnë.
Mbështetjen pa kursim ja kemi borxh djemve dhe vajzave tona që nuk i dhamë dot një të ardhme më të mirë.
Sot duhet të japim zemrën tonë në betejën e tyre. Të gjithë me studentet.”– shkruan Doda.