Studentët: Ne nuk jemi bankomat

Me thirrjet ”nuk jemi bankomat”, studentët nga i gjithë vendi janë bashkuar tek Ministria e Arsimit, për të protestuar ndaj tarifave të larta të Universiteteve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

Studentët e Tiranës, nga të gjitha fakultetet, kanë dalë në orën 8:30 nga oborret e fakulteteve dhe po përshkojnë qëndrën e Tiranës për t’u bashkuar në orën 10:00 tek ministria.

Mësohet se studentë të Universiteteve të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Tiranës. Në kërkesat e tyre, të paraqitura më shkrim, studentët kërkojnë heqjen e tarifës për provimet e mbartura dhe përgjysmimin e tarifës së shkollimit.

SHKARKO APP