Bizneset në Tiranë ulin qepenat: Në protestë për studentët
Disa prej bizneseve në Tiranë kanë ulur qepenat dhe u janë bashkuar studentëve në ditën e tretë të protestës. Siç shihet edhe në këtë foto të publikuar nga ”Nisma Thurje”, në një prej bizneseve shkruhet: ”Jemi në protestë për studentët”. Bizneset e vogla janë kategoria me e goditur nga rritja e taksave, kryesisht në Tiranë por edhe në të gjithë vendin. Këto biznese shpesh herë janë familjare dhe të vetëpunësuarit e kanë mënyrën e vetme për të siguruar disa të ardhura.