
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zbuluar se vitin e ardhshëm Shqipëria do të hapë 4 përfaqësi të reja diplomatike.
“Në vitin 2025 hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Këto përfaqësi do të ndihmojnë në përfaqësimin e Shqipërisë në rajone strategjik e si edhe në forcimin e partneriteteve”, u shpreh Hasani në një komunikim me gazetarët.