Studentët zhvillojnë protestën më madhështore në Tiranë (FOTO-VIDEO)

Studentët zhvillojnë protestën më të madhe në Tiranë. Mijëra studentë të universiteteve në Tiranë, Elbasan dhe Durrës janë mbledhur sot në kryeqytet për të kërkuar realizimin e kushteve të tyre.

Janë me mijëra studentë që kanë mbushur sheshet kryesore në Tiranë. Qendra e protestës është në Rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që një pjesë e studentëve janë vendosur dhe para kryeministrisë.

Pjesëmarrja e studentëve është më e madhe se gjatë ditëve të tjerë. Studentët janë më të organizuar se kurrë më parë dhe deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Gjatë ditës së sotme protestës së studenteve u janë bashkuar një numër i madh pedagogësh nga gjithë universitetet e vendit. Ata kanë marrë pjesë në tubim dhe kanë deklaruar se gjithë kërkesat e studentëve janë të drejta.

Gjithashtu, në protestë kanë shkuar dhe një numër i madh autoritetesh publike, intelektualë, aktorë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Protesta e studentëve ka mbështetjen pjesës më të madhe të shoqërisë dhe kërkesat e tyre cilësohen të drejta.

Sot studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe greva nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Ne kërkojmë plotësimin e tre kërkesave të tjera. Nuk ka negociata, studentët nuk negociojnë. Ju vetëm do pranoni kërkesat tona. Nuk ka zgjidhje tjetër, ndryshe protesta mund të përshkallëzohet. Kujdes, kujdes protesta mund të përshkallëzohet. Mund të ketë një grevë tek politekniku, prandaj merrni masat”,- thanë drejtuesit e protestës.

Ministrja Nikolla, e gatshme të takohet me studentët

Teksa studentët vijojnë protestat deri në plotësimin e të gjitha kërkesave, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla thotë se është gati të takohet me ta. E pranishme në një aktivitetet në Parlament, ministrja Nikolla deklaroi se është e gatshme të takohet kudo me studentët, por shtoi se nuk është etike që ajo të shkoj në shesh tek ata. Sipas saj, Këshillat Studentorë mund të reagojnë për çdo gjë.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/271787280173792/

Disa nga parrullat më pikante në protestën e studentëve:

“Nëse ne quhemi ngelësa, atëherë sistemi jua është “what the fuck”.

“Me sa organe mbijetohet? Se një veshkë shitet”.

“Duam libra, jo google translate”.

“Gjinos iu poqën fiqtë, po i shiti që të paguante tarifën”.

“Na mbro o Edi Efendi, sic na mbron shtëpitë”.

“Bachelor+Master=5 vite. Unë 2 veshka kam”.

“Mbrëmë fjeta tek konviktet 3D të Inxhinierisë”.

“U munduan të na varrosnin por nuk e dinin që ne ishim Fara”.

“Jam student universiteti dhe jo trafikant shteti”. 

“Inati që ka Rama me studentët, është se kur do të diplomohen, shumica do kenë më shumë shkollë se ai”.

“Kur je një tullumbace duhet të ruhesh nga kompasti”.

“Make University Great Again”.

“Lindita, studentja ekselente me mesatare, 5.9”.

“S’kemi lekë as për pankarta”.

“Studentët e drejtësisë nuk tolerojnë padrejtësinë”.

“Ne jemi “ngelësat” që nga kërkon Gjermania”.

“Nuk keni parë gjë akoma”.

“Kurrë mos u dorzë. Ne jemi pushteti”

“Ne jemi Albania University, ti je UFO” (Pankartë me foton e Edi Ramës).

“Gjinos ju poqën fiqtë, po i shiti që të paguante TARIFËN”

“Na bijtë e shekullit të ri që Linditën e lamë në “shejtninë e saj”

 

Protesta e studentëve 

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/780897935593257/

 

SHKARKO APP