PS pranon kërkesën, Balla: Nesër në Kuvend edhe Rama, edhe studentët

Përgjigjja ndaj ultimatumit të studentëve për mbledhje urgjente të parlamentit ka ardhur nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“PO! Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin, duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre”- tha Balla përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP