“Bashkë kundër padrejtësisë!” Studentëve u bashkohen edhe protestuesit e çmimit të naftës
Protesta e studentëve nuk ndalet pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së tyre.
Kjo është dita e 12-të e rezistencës së studentëve.
Ora 12:50 Studenteve u bashkohen dhe protestuesit për uljen e çmimit të naftës.
11:05 Vijon protesta, i bashkohen dhe banorë të Astirit
Numri i studentëve që po protestojnë para kryeministrisë janë shtuar ndërkohë që atyre i janë bashkuar dhe banorë të Astirit
“Ne na bashkon padrejtësia e madhe. Sepse ata janë qytetarë dhe të gjithë janë të ftuar të protestojnë para kryeminsitrisë” tha një student për mikrofonin e Ora News.
Banorët bëjnë thirrje me megafon: Jemi me studentët!
“Kemi një kauzë të përbashkët. Drejtësia! Na janë shkelur të drejtat! Këtu jam si prind për të mbështetur të drejtat e fëmijëve të mi, studentë! tha një banore.
Ora 10:50 Studentët i bënë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës: Ejani këtu kundër meduzës
Para kryeministrisë është një numër i vogël studentësh ndryshe nga ditët e tjera, e megjithatë është parë që nga momenti në moment grupi është shtuar.
Klajdi tha për Ora News: “Po shtohen nga momenti në moment studentët. Nuk do të ndalemi do të vazhdojmë përpara. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve merrni një çadër dhe ejani ti japim shpresë Shqipërisë. Ejani ti tregojmë kryeministrit arrogant se ne nuk ndalemi dhe sovrani nuk përkulet para arrogantit por ai duhet të përkulet para sovranit. Hajde të bashkohemi kundër së keqes, kundër meduzës.”
“Mos u dorëzo sot, se do pendohesh nesër”, protesta e studentëve nuk ndalet.
/Ora News.