Lulzim Basha, thirrje shqiptarëve: Bashkohuni të gjithë me studentët  

Kreu i PD-së në një deklaratë për gazetarët tek selia blu është shprehur se opozita i mbështet protestat e studentëve. Basha u shpreh se nuk i përgjigjet asnjë deklarate politike që bën Rama në lidhje me protestat e studentëve.

“Partia Demokratike dhe unë e mbështesim në të gjitha format. Ne jemi aty me shpirt dhe me mendje. Kundërshtari politik po mundohet ta politizojë, por nuk ka nevojë për të bërë politikën e kundërshtarit. Studentët kanë një kërkesë të qartë  prej 13 ditësh: Plotëso kërkesat’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i PD-së u shpreh edhe një herë se forca politike që ai drejton është kundër ligjit për Arsimin e Lartë. Ai ftoi qytetarët që të bashkohen me studentët.

“Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t’i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon. Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese është e kapur. Pse Arta Marku nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën për vjedhjen në Unazën e Re. Thirrja jonë sot është që të bashkohen të gjithë shqiptarët me studentët”,- deklaroi Lulzim Basha.

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR

Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur

Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë.

Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat,  e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti  që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.

Prononcimi kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit Parlamentar

Pyetje: Zoti Basha, do jeni sot në protestën e studentëve?

Basha: Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet.

Pyetje: Kur do riktheheni në parlament, të enjten apo të premten?

Basha: Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët.

Pyetje: Kur do merret ky vendim?

Basha: Do ta keni informacionin, pa merak.

Pyetje: Zoti Basha, në fakt studentët nuk kanë pranuar as përfaqësuesit e opozitës…

Basha: Jo, këto janë mashtrimet e televizioneve të blera nga qeveria me tendera korruptivë, televizioneve të krijuara me tendera korruptivë, të cilët mundohen ta paraqesin këtë si një protestë apolitikë. Kjo është një protestë thellësisht politike, natyrisht jo partiake. Kjo është një protestë kundër një ligji korruptiv për arsimin e lartë, që e ka sjellë këtu gjendjen. Ne kemi qenë kundër ligjit prej fillimit. Problemi është se mediat e korruptuara dhe të blera, në vend që të tregojnë të vërtetën, mundohen të sjellin shenjën e barazimit, përse?

Sepse Edi Rama u jep lek, dhe opozita u prish punë se i denoncon.

Denoncon pronarët e këtyre mediave që janë të përfshirë tek “Unaza”, denoncon pronarët e këtyre mediave që bën pazare natën  me Edi Ramën.

Sa më keq është Edi Rama, aq më shumë tendera dhe koncesione përfitojnë pronarët e mediave.

Jeni live besoj, apo jo, se me siguri do e prisni në darkë, do i fusni gërshërën.

Është fare e qartë.

Bijtë e shqiptarëve janë në protestë.

Studentët janë në protestë, kanë kërkesa legjitime, ne i mbështesim, pikë!

Ne jemi kundër Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ç’rëndësi ka përse nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese? Sepse Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga Edi Rama, jua kam thënë.

Dhe, do ta hidhte poshtë dheEdi Rama  do të thoshtë “ E shikon, ishte edhe kushtetuese”.

Vjedhja që u bëhet prindërve të shqiptarëve një herë me taksa, pastaj me tarifa të shtrenjta.

Por nuk është kjo çështja.

Çështja sot është, do të vazhdoni të mbeteni peng i propagandës së një njeriu që ka blerë gjithçka, përfshirë pronarët e mediave tuaja, përfshirë ekranet tuaja.

Do të jeni peng të tyre? Apo do t’i shërbeni interesit publik?

Sepse keni edhe ju detyrën tuaj. T’i shërbeni interesit publik. Shkoni vendosjani këto kamera Arta Markut pyeteni, se përse nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën i cili është planifikuesi, ideatori dhe përfituesi i vjedhjes 40 milionë euro tek “Unaza”.

E keni bërë këtë gjë?

Por nëse s’e keni bërë i thoni kryeredaktorit, më vjen keq, por po bëhemi qesharakë.

Ka plasur një aferë nga e cila duhej të kishin rënë 10 qeveri ndërkohë dhe ju duhet të bëni detyrën tuaj si gazetarë.

E di që jeni në kushte shumë të vështira, e di që Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat,  e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti  që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.

Po jua them, pavarësisht bindjeve politike, kundër një grushti politikanësh, kriminelësh, oligarkësh dhe pronarësh mediash, që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe.

Të jemi bashkë dhe ne sot këtë thirrje kemi.

Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, të mbështesin kushtet e tyre, njësoj siç i mbështesim ne.

Falemnderit!

SHKARKO APP