Plan B për protestën, Studenti: E kemi për Kryeministrin
Një grup studentësh nga Shkodra mbërritën rreth orës 11:00 në Tiranë për t’u bashkuar në protestën para Kryeministrisë.
Studentët shprehen të vendosur për të plotësuar 8 kërkesat.
Një student nga Shkodra në një prononcim për Ora News u shpreh se studentët kishin një plan B për kryeministrin i cili do të ishte surprizë.
“Qytetarët na janë bashkuar por ne nuk do u japim fjalën pasi kemi frikë se mos shprehin bindjet e tyre politike në shesh. I bëj thirrje kryeministrit të dalë si burri e të thotë kërkesat tuaja plotësohen. Nuk ka dialog jemi të vendosur. Sot do të tregojmë se kush jemi në të vërtetë. Presim që protesta të zgjatet deri në orën 16:00 dhe pas kësaj opre kemi një plan B”
Gazetarja: Cili është plani B?
Studenti: Sekret do përshëndesim Edi Ramën