Vazhdon protesta/ Studentët: Bojkot auditoreve deri në rrëzimin e ligjit të arsimit
Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka shkuar të dialogojë me studentët e Universitetit të Vlorës, përpara godinës së qeverisë janë mbledhur mijëra studentë me thirrjet “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”.
Mesazhet me megafon vazhdojnë të jepen njeri pas tjetrit, ndërkohë që theksohet se bojkoti i mësimit në universitete do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave, edhe në janar e më tej. Një daulle i është shtuar trumpetave, borive dhe bilbilëve dhe studentëve.
Policia ka krijuar në gardh para Kryeministrisë, por protesta vazhdon paqesisht si në 15 ditët e shkuara.
Ora 11:40 Disa studentë grisin peticionin
Disa studentë kanë grisur peticionin e formuluar nga studentët e Shkencave Sociale për vijim të protestës pas janarit.
Studentët që kundërshtuan peticionin u shprehen se kanë frikë se firmat e marra mund të keqpërdoren: “Firmat mund të përdoren për krijimin e një partie studentore.”
Ndërkohë studentët e Fakultetit të Shkencave thanë se peticioni synon bojkotin e mësimit dhe pas festave.
Ora 10:38 Studentet e Shkencave Sociale: Bojkot auditoreve deri në rrezimin e ligjit te arsimit
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale nënshkruajnë një peticion sipas të cilit vendosin të bojkotojnë mësimin në auditore deri në plotësimin e kërkesave minimale që nisin me rrëzimin e ligjit të arsimit.
Gjithashtu në peticion thuhet se protesta do të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit .
Me afat të vetëm përgjegjësinë në masën e duhur të instancave që kanë në dorë përmirësimin e kërkesave të jetës universitare”
Në Fakultetin e Gjeologjisë studentët pas një takimi kanë marrë vendimin që sot të mos bllokojnë rrugët. Ndërkohë një takim i njëjtë po zhvillohet edhe me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët po diskutojnë ecurinë e aksionit të protestës.
Ora 10:15 Ideja për grevë urie
Student: Greva është një zgjidhje e mirë nga data 21 deri në datën 7. Kam pasur biseda që studentë të fakulteteve të tjerë, që i qëndrojnë mendimet që duhet një grevë urie.
Ora 10:12 -Protesta e studentëve nesër para Parlamentit
Studenti: Nesër do të mblidhemi tek parlamenit. Dita e nesërme do të jetë një protestë masive
Larg politikës
“Ne nuk duam të marshojmë drejt kryeministrisë, duam të rrimë këtu dhe të marrim situatën në kontroll dhe për t’ju largua interesave politike”, tha një student.
Ora 10:05 Studenti: Protesta mund të mbyllet të premte dhe të rifillojë të hënën
“Është diskutuar për mbajtjen e një peticioni dhe qëllimi i peticionit është të vazhdohet bojkoti edhe në janar. Ka studentë që thonë që të ndalohet protesta, ndërsa të tjerë thonë të vazhdohet, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Shumica është që protesta të ndalohet të premten dhe të rifillojë të hënën”.
Një studente tha për Ora News se kryeministri Rama nuk është i mirëpritur.
“Kjo është tryeza e dytë dhe organizohet nga vetë studentët. Edhe pedagogët janë të mirëpritur. Nëse Rama vjen në takimin tonë, do ta bojkotojmë, sepse ai nuk është i mirëpritur kurrë”, tha një studente për Ora News.
Ndërkohë nuk ka një organizim nga studentët e Mjekësisë.
09:20-Bojkot të mësimit edhe pas festave
Studentët e Shkencave Sociale do të nënshkruajnë një peticion që bojkoti në universitete të vazhdojë edhe pas festave.
Njoftimet në rrjetet sociale
“Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!”, thuhet në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale.
Ndërkohë të tjerë studentë kanë lajmëruar se do të mblidhen në tryeza diskutimi, për të vendosur për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun “Rama nuk je i mirëpritur”.