Balla: Nëse do të ftoheshim, edhe ne do të merrnim pjesë në protestën e emigrantëve para kryeministrisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar që nëse opozita është e gatshme për reformën zgjedhore, të bëhet sa më shpejtë një mbledhje e jashtëzakonshme e parlamentit për të kaluar Kodin e Ri. Ky Kod i Ri zgjedhor, sipas Ballës, do t’i garantojë emigrantëve shqiptar të drejtën për të votuar.

“Nëse do ishim ftuar, edhe ne do ishim pjesë e protestës së diasporës. E dimë që Shqipëria i ka një borxh gjithë shqiptarëve që jetojnë në çdo cep të territorit dhe në këto vite janë kontributor i ekonomisë së vendit. Për PS-në, e drejta e votës e atyre që jetojnë jashtë territorit ka qenë kushti i vetëm që i kemi kërkuar palës tjetër dhe e kemi bërë edhe këtë kur kemi qenë në opozitë, për të përfshirë në kodin e ri zgjedhor votën e shqiptarëve”, tha Balla.

Ditën e nesërme pritet një protestë përpara kryeministrisë nga diaspora shqiptare.

SHKARKO APP