Kryeministri Rama jep emrat e ministrave të rinj
Kryeministri Rama foli në asamblenë e PS-së ku dha emrat e ministrave të rinjë në kabinetin e ri qeveritar të cilët janë:
Në vend të ministres së arsimit Lindita Nikollës do jetë Besa Shahini, aktualisht zv/ministre arsimi.
Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit.
Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI).
Në vend të ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit do të jetë Gent Caka
Cakaj, është një tjetër shqiptar nga Kosova që vendoset ministër në qeverinë aktuale.
Në Korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.
Cakaj fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme dhe posaçërisht, për çështjet e Bashkimit Europian.
Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme.
Në vend të ministrit të financave Arben Ahmetaj do të jetë Anila Denaj.
Denaj drejton Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ajo ka qenë anëtare e bordit të AKEP më parë.
Ministrja e re ka një eksperiencë në sektorin bankar në vend, ku ka mbajtur pozicionin e zëvëndësdrejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Në vitin 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.
Në vend të ministrit të transporteve Damian Gjiknuri do të jetë Belinda Balluku, drejtore e Albkontrollit.
Belinda Balluku është drejtoreshë e përgjithshme e Albcontrol, dhe sipas Ramës ajo i ka të gjithë atributet për ta drejtuar me sukses këtë ministri.
Albcontrol është shoqëria shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare.
Në vend të ministrit të bujqësisë Niko Peleshit do të jetë Bledi Çuçi.
Në vend të ministres së kulturës Mirela Kumbaro do të jetë Elva Margariti (aktualisht këshilltare në kryeministri).
Elva Margariti është koordinatore e programeve të studimit në fakultetin e Shkencave të Natyrës, te Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”. Margariti ka qenë dhe koordinatore Kombëtare e Programit “100 Fshatra”, program i cili kishte si synim zhvillimin e zonave rurale në Shqipëri. Këtu duket se ka lindur bashkëpunimi mes kryeministrit dhe Elva Margaritit.
Në vend të ministres për Biznesin Sonila Qatos do të jetë Eduart Shalsi
Ministër për Parlamentin që do të jetë Elisa Spiropali
Në vend të zv/kryeministres Senida Mesi do jetë zv/kryeministër