Juventus me sytë nga United, i ofrohet ylli i njohur anglez

Juventus prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi. Arkadiusz Milik rikthehet në muajin janar, por trajneri Thiago Motta dëshiron një alternativë të nivelit të lartë për Vlahovic.

Objektivi kryesor i bardhezinjve është Joshua Zirkzee. Holandezi nuk është në planet e trajnerit Ruben Amorim dhe mund të ndryshojë ekip.

Megjithatë, nga Manchester United mund të vijë një tjetër sulmues. Klubi anglez ka ofruar Marcus Rashford, i cili prej katër ndeshjesh është jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sulmuesin anglez mund të ketë një marrëveshje në huazim deri në fund të sezonit, por te Juventusi shqetëson rroga e tij e lartë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?