Shqiptaro-kanadezi Elliott Moglica, themelues i poezisë protonike
Shkimtari i mirënjohur shqiptaro-kanadez sjell për lexuesin librin e tij të 17-të, në anglisht
Nga Halil Rama / Këtë fillim viti, shkrimtari i mirënjohur shqiptaro-kanadez Elliott Moglica, del para lexuesit botëror me librin e tij të 17-të titulluar (në anglisht), Protonic Poetry (Volume 2).
Interesat akademike dhe hulumtimet e shkrimtarit Moglica përfshijnë një gamë të gjerë disiplinash të lidhura me—shkrimin krijues, mësimdhënjen e gjuhës anglieze, gjuhëve të huaja, ligjet e emigracionit, tezat ushtarake, mediave, dhe mësimimdhënjen e shkrimit krijues.Në mes të 25 viteve të studimeve të tij, në vitin 2015, Moglica u diplomua në Shkrimet Krijuese nga Universiteti i Kembrixhit, në Angli; aty ishte burimi bazë ku ai filloi inovimin e tregimet/novelat pemë-e-sharktuardhepoezinë protonike.
Bazuar në përshkrimin në faqen 13 të “Poezi Protonike” (Vëllimi 2)—qëllimi i dyfishtë i librit që nga fillimi ka qenë që t’ju sigurojë lexuesve një varg të freskët që fton eksperimentimin, dhe ta mbajë punën me dizajn në rrjedhën kryesore të njohurive bashkëkohore letrare, kulturore dhe intelektuale.
Ky koleksion zhvillohet përmes njëqind e një poemave protonike, kompozuar me mjaft mjeshteri nga autori.Ato janë të destinuara për një kuptim filozofik të poezisë dhe përgjegjësisë—duke u përpjekur për të kapur momente në kohë reale.Këto vargje poetike u kompozuan në Kanada nga vjeshta e vitit 2015 deri në vjeshtën e vitit 2018.Ata janë të bashkuara si një shtizë peshkimi, siç tregohet në kapakun e librit, të cilat përballin flluskat e atyre që përpiqen të na bëjnë budallenj.
Duhet theksuar se në hyrjen të The Mint of My Lips, vëllimi i parë i poezisë protonike, Elliott Moglica ka definuar poezinë protonikesi: “Fuqia e poezisë pozitive për të ndaluar fuqitë helmuese të njerzve; drejtësinëe rreme me drejtësi të vërtetë; çmendurinëme zgjuarsi; luftrat me paqe; urrejtjet me dashuri; egoizmin me shoqërinë.”
Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, këto poema protonike kujtojnë lexuesit jo vetëm të gjërave të mira të jetës së përditshme, por edhe trimërinë e luftimit të injorancës së mjerueshme që po rritet rreth nesh.Leximi i këtyre poezive nuk është vetëm duke u ulur në një fole poeti për të kapur peshq, por është prodhimi i valëve positive për të ndryshuar jetën tuaj dhe botën për më mirë.Është e pamundur të imagjinohet një kuptim i admirueshëm i jetës nëse nuk përdorni spirancën e lapsit tuaj për të shpërthyer të gjitha flluskat e krijuara nga njerëzit dhe ngjarjet helmuese që ju rrethojnë.
Në libër, lexuesit do të gjejnë edhe potraitin e poetit Elliott Moglica titulluar, “Ndiqni ëndrrat tuaja protonike”–fytyra e bërë nga librat–dhe projektuar nga artisti kanadez Harshad Patel. Libri është redakuar nga zoti Mark F Jones dhe botuar në bashkupunim me Botimet M&B.Poashtu, siçshkruhet mes të tjerash në faqen 7, duhet theksuar se Moglica jaka dedikuarkëtë libër “Madhërisë së Saj, Mbretëresha Elizabeta II, nëpunësja më dinjitoze dhe e fuqishëme e të gjitha kohërave.”
Duke analizuar me shumë kujdes librin e 17-të të poetit Elliott Moglica, Protonic Poetry (Volume 2), arrijmë në përfundimin se poezitë e tij të fresketa dhe marvelluouse do të mbetën njëkontribut filozofikpërletërsine globale—për të krijuar njëbotë protonike me më shumë paqë, barazi dhe lumturi. ShkrimtariMoglica merr kreditet për inovimit e dy stileve të reja letrare—të tregimeve/novelave pemë-e-shartuar dhe poezisë protonike.Libri tashmë është në shitjnë në Amazon.ca.