FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reshtej e borës, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve në Dibër, Kukës dhe Shkodër

Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.
Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.
Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?