
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës, duke i marrë jetën një zyrtari të lartë të Policisë së Vlorës.
Viktima është Ermal Lula, shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, i cili ka humbur jetën pas përplasjes së automjetit me të cilin udhëtonte me një mjet të rëndë pune, tip skrep.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende për t’u përcaktuar.