Manjani: Cakaj s’kishte certifikatë sigurie, tjetri s’ka certifikatë shëndetësie
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një batutë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do jetë vetë de jure ministër i Jashtëm pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk dekretoi shkarkimin e Ditmir Bushatit nga ky post dhe nuk pranoi propozimin e shefit të qeverisë për Genc Cakaj në këtë post.
Megjithatë Manjani thotë se kjo batutë, që e cilëson të ditës nuk është e tija.
“Batuta e ditës (jo e imja): Cakaj nuk kishte certifikatë sigurie, ky tjetri s’ka certifikatë shëndetësie.??”, shkruan Manjani.