Edi Paloka njollos Ramën, përjashtohet nga Kuvendi
Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me tension. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar që nënkryetari Edi Paloka, të dalë nga salla pasi ka qëlluar me bojë në fytyrë Kryeministrin Edi Rama. Ky moment erdhi pasi kryeministri i kërkoi ndjesë kreut të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri, duke akuzuar Bashën për thyerje të kodit të mikpritjes.
“I dashur miku ynë ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritje por dua të siguroj se fëmiu sa po foli nuk di se çfarë thotë”, tha Rama për fjalën e Bashës i cili më herët ka shfrytëzuar pikën e vetme të rendit të ditës për të lëshuar akuza ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Përveç mortit në Shkup ku humbën jetën 14 persona në një aksident, Basha iu drejtua Talat Xhaferit, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i pranishëm në sallë, duke theksuar se morti i dytë ku ai është i pranishëm sot ka të bëjë me rrëzimin e shtetit dhe demokracisë në Shqipëri. Pas këtij veprimi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e përjashtoi Palokën menjëherë nga seanca.
Burime nga PD-ja, bëjnë me dije se Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. ”Gjuatja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”.
Pamjet kur Edi Rama është bojatisur në fytyrë nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.
Lexoni edhe
- Rama reagon sërish për bojën: Nuk i hap rrugë budallallëkut
- Tjetër ironi e Ramës ndaj Palokës
- Miqësia e prishur mes Palokës e Ramës dhe boja e gazetarit mbi Kryeministrin
- VIDEO/ Kur Edi Rama fyente Edi Palokën
- Manjani: Si mund të bojatësish dikë që i ka dalë boja?
- Seanca në FOTO – Nga nderimi i viktimave në Maqedoni, “nxirja” e Ramës