Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier urdhëroi sot shpërndarjen e Parlamentit dhe caktoi zgjedhje të reja për 23 shkurt, pas rënies së koalicionit qeveritar të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz.

Kancelari humbi një votëbesimi më 16 dhjetor dhe po udhëheq një qeveri të pakicës pasi i ashtuquajturi ‘koalicion semaforik’ i tre partive u shemb më 6 nëntor pas shkarkimit të ministrit të financave nga detyra.

Prandaj, liderët e partive kryesore vendosën të shpallin zgjedhjet parlamentare për 23 shkurt, 7 muaj më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtetuta gjermane parashikon që i takon presidentit të vendosë nëse do të shpërndajë Parlamentin dhe do të thërrasë zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Steinmeier kishte 21 ditë për të marrë këtë vendim. Pasi të shpërndahet Parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?