Rama reagon sërish për bojën: Nuk i hap rrugë budallallëkut
Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë shumë mesazhe solideriteti pas incidentit në Kuvend, ku deputeti demokrat Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë.
Kreu i qeverisë, në një mesazh në Twitter, thotë se pas akteve të tilla vetëm i shtohet vendosmëria për të mos hequr dorë nga pushteti.
“Faleminderit për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar? Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria?”,- shkruan Edi Rama.