Provokon Rama, nis takimin në Vlorë në të njëjtën orë me protestën e opozitës

Kryeministria njoftoi sot se takimi i kreut të qeverisë Edi Rama në Vlorë do të nis në orën 11:00.
Në të njëjtën orë opozita ka njoftuar nisjen e tubimit të saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Koha e zgjedhur nga kreu i qeverisë për takimin me administratën, që sipas raportimeve, është thirrur me presion në Sheshin e Flamurit, ngjan si një provokim ndaj protestës së opozitës.

SHKARKO APP