Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Zëri i Amerikës: Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, zgjedhje më 23 shkurt

Zëri i Amerikës: Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, zgjedhje më 23 shkurt

Aktualitet
E premte, 27 Dhjetor 2024 17:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjermania do të mbajë më 23 shkurt zgjedhje të parakohshme. Presidenti Frank-Walter Steinmeier vendosi sot për shpërbërjen e parlamentit, një vendim që pasoi rrëzimin e koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz, i cili humbi votëbesimin më 16 dhjetor. Fushata zgjedhore ka filluar tashmë dhe sondazhet tregojnë se opozita konservatore e udhëhequr nga Friedrich Merz, kryeson. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier urdhëroi sot shpërbërjen e parlamentit dhe mbatjen e zgjedhjeve më 23 shkurt, 7 muaj para zgjedhjeve të rregullta të përgjithshme. Ai tha se kjo është mënyra e vetme për të siguruar një qeveri të qëndrueshme, të aftë për të trajtuar problemet me të cilat përballet vendi.

“Pres që zgjedhjet të zhvillohet me respekt dhe mirësjellje, pasi në përfundim të tyre do të kërkohet kompromis për të formuar një qeveri të qëndrueshme”, tha ai. Ky zhvillim vjen pasi kancelari Olaf Scholz humbi një votëbesim më 16 dhjetor. Ai po drejton një qeveri të pakicës pas shpërbërjes së koalicionit të tij më 6 nëntor për shkak të shkarkimit të ministrin të financave mes mosmarrëveshjes mbi ekonominë e dobët gjermane. Edhe pse partitë kryesore kishin rënë dakord për datën e zgjedhjeve, sipas kushtetutës i takon presidentit vendimi për shpërbërjen e parlamentit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fushata tashmë ka filluar dhe sondazhet tregojnë se partia e zotit Scholz renditet pas bllokut të opozitës konservatore që udhëhiqet nga Friedrich Merz. Presidenti Steinmeir bëri thirrje që partitë të qëndrojnë larg çdo ndikimi të huaj, duke sjellë në vëmendje rastin e Rumanisë ku Gjykatë e Lartë anuloi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas ngritjes së pretendimeve se Rusia po zhvillonte një fushatë të koordinuar në internet, për të mbështetur kandidatin e ekstremit të djathtë, që fitoi raundin e parë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Pres që fushata zgjedhore të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente. Ndikimi i huaj është rrezik për demokracinë, qoftë ky ndikim i fshehtë siç ishte rasti kohët e fundit në zgjedhjet rumune, apo i qartë si drita e diellit, siç po ndodh aktualisht, veçanërisht në platformën X”, tha presidentit Steinmeier.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh

Nëse nuk të ketë ndryshim në sondazhe, qeveria e ardhshme gjermane do të udhëhiqet nga Friedrich Merz, në koalicion me të paktën një parti. Alternativa e ekstremit të djathtë, AfD, e cila gëzon mbështje te fortë sipas sondazheve, duket se nuk ka asnjë shans për të qeverisur, pasi partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të. Çështjet kryesore të fushatës lidhen me imigracionin, mënyrën se si do të funksionojë ekonomia e ngadaltë dhe gjetja e një mënyre më efikase për të ndihmuar Ukrainën.

Tradicionalisht sistemi zgjedhor gjerman favorizon koalicionet dhe sondazhet tregojnë se asnjë parti nuk do të arrijë të sigurojë votat për të qeverisur e vetme, çka pritet të përfundojë në javë të tëra negociatash për të formuar qeverinë e re. Kjo është hera e katërt që Bundestagu shpërndahet para afatit, bazuar në parashikimet e kushtetutës gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore. /VOA/

Etiketat e lidhura

Germany
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.