Balla provokon protestën nga Kuvendi: Qeverisim dhe pa opozitën
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, PS do të fitojë dhe zgjedhjet e vitit 2021.
Fjala e Taulant Ballës:
Jemi këtu për ti qëndruar besnik votës së popullit shqiptar në 25 Qershor 2017. Shqiptarët na votuan sepse dinë kujt t’ja besojnë votën sepse ne jemi të vetmit për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, me këtë vendim sot ne përmbyllim një fazë të rëndësishme të procesit.
Kush kishte dyshime për 16 Shkurtin e famshme se gjoja do të ishte referendum, por ishte referendum për shkatërrimin e PD. Me PD rikthehet situata e 20 vite më parë, në kaosi e paligjshmëri tipike e Lulit dh Saliut, lufta civili e ‘97 Grushit shteti 98, shpërthimi i gërdecit. të vrarët e 21 Janari, shitja e detit.
Të gjitha vendet anëtare janë kundër dhunës, si dhe dhunës së ushtruar dhe sot dhe me bidona të mbushur në selinë e PD. Qëllohen punonjësit e Policës së Shteti. Lulzim Basha krijoi precedent të rrezikshme më djegien e mandateve. Nëse nuk u jepet pushteti, por harrojnë se pushteti fitohet me votë, nuk është faji i shqiptarëve se ti nuk votohesh.
Këshill i Lartë i Prokurorisë është një proces shumë i rëndësishëm dhe ka prodhuar rezultate të prekshme përfshi këtu shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Këto dëshmojë qartë së Shqipëria ka thelluar këto reforma në përmbushjen e 5 prioriteteve tona për hapjen e negociatave. Protesta e 16 Shkurtit apo dhe ato të sotme në hyrje të Kuvendit në prag të prezantimi të paketës së zgjerimit dhe pak muaj nga mbledhja e Këshillit Europian e minojnë prespektivën e Shqipërisë. Por në jemi PS dhe jemi vepruar për të realizuar ëndrrën e Shqipërisë.
Në do fitojmë edhe në vitin 2021 sepse u kemi dëshmuar shqiptarëve se jemi besnik ndaj tyre.
Në zgjedhjet lokale në 30 Qershor do fitojmë kush mendon se nuk do të zhvillohen e ka gabim
Do të zgjidhen 61 kandidatët. Ne jemi modeli më i mirë dhe kemi model të suksesshme në çdo cep të vendit. Ne jemi këtu sot për të plotësuar këtë mandat të rëndësishme.