Manjani: Për dhunën në protesta…
Nga Ylli Manjani
Për dhunën në protesta
—————
Pa dyshim që skenat e përplasjes së protestuesve me forcat e sigurisë dhe tymi i gomës së djegur dhe i gazit lotsjellës nuk janë një gjë e mirë. As e dëshiruar nga askush.
Nuk ka nevojë të jesh ambasador apo emigrant që të ndjehesh keq, sepse keq ndjehemi të gjithë.
Por ndjehemi shumë më keq kur shohim se si provokatorë të policisë nxitën një grup protestuesish për të sulmuar Kryeministrinë!!!
Kjo është e poshtër! E ndyrë sa më ska!
Masa e madhe e protestuesve nuk dalin atje për të dhunuar askënd. Por fatkeqsiaht largohen të dhunuar e të helmuar krejt pa faj, nga Policia politike e pushtetit!
Qartësisht dhunën e deshi vetëm qeveria moniste jo protestuesit paqesorë. Këto të fundit nuk hodhën asnjë gurë e nuk plagosën asnjë polic.
Turpi e faqja e zezë vetëm mbi qeverinë që na shet nëpër botë ai mos ma keq!