Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE thirrje Malit të Zi: Mbyllni kapitujt e negociatave deri në vitin 2026

Rajoni E enjte, 16 Janar 2025 20:35
BE thirrje Malit të Zi: Mbyllni kapitujt e negociatave deri në vitin 2026
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjten në Podgoricë, gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç, se “inkurajon Malin e Zi që të punojë edhe më shumë nëse dëshiron të mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në deri në vitin 2026”. Ajo theksoi se “Mali i Zi ka mundësi t’i përfundojë negociatat gjatë mandatit të saj dhe se presidenti malazez Jakov Milatoviç dhe kryeministri Milojko Spajiç kanë konfirmuar se qytetarët e duan një gjë të tillë”.

Zonja Kos tha se të gjithë aktorët politikë duhet të punojnë në përputhje me dëshirat e qytetarëve për hyrjen në BE. “Zgjerimi duhet të përfshijë të gjitha shtresat e shoqërisë, institucionet,” tha ajo. “Mali i Zi ka një mundësi historike dhe nuk ka kohë për të humbur. Unë kam besim tek ju që të më bëni krenar,” tha Komisionerja për Zgjerimin. Zonja Kos tha se mënyra më e mirë për të ecur përpara është përfshirja e opozitës dhe mbështetja e reformave dhe shtoi se duhet kuptuar gjithashtu se parlamenti është një vend për të diskutuar dallimet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

23 Tetor 2026, 07:35
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

“Pres që shumica në parlament të mbështesë reformat”, tha zonja Kos. Marta Kos shprehu ngushëllimet e saj për familjet e të vrarëve në tragjedinë në Cetinë me 1 janar dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. Kryeministri malazez Milojko Spajiç tha se vizita e Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos është një detyrim i madh për Malin e Zi të punojë edhe më shumë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është një nder i madh dhe një detyrim i madh për ne që t’i mbyllim kapitujt deri në vitin 2026. Ne duhet të fokusohemi në reformat që kërkojnë dhe kërkojnë një kompromis midis qeverisë dhe opozitës,” tha zoti Spajiç. Mali i Zi është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që Marta Kos viziton në cilësinë e saj si Komisionere për Zgjerimin.

Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor dhe shihet si anëtari i parë i ardhshëm i BE-së. Pas një vlerësimi pozitiv të standardeve kalimtare në fushat e shtetit të së drejtës, vendi ka dalë nga një ngërç shumëvjeçar në negociatat e anëtarësimit dhe po punon për të mbyllur të gjithë kapitujt në procesin e anëtarësimit./VOA/

Etiketat e lidhura

beMali i Zi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 29 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 40 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 56 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.