Familjarët shtrihen në rrugë: Duan të na shembin banesën (Pamje të rënda)
Një familje në zonën e Petro Nini Luarasit kanë dalë ditën e sotme në rrugë duke bërë thirrje kundër shembjes së banesës së tyre. Familjarët janë shtrirë në tokë në shenjë proteste, duke bllokuar dhe kalimin për automjetet.
Mësohet se njëra prej pjesëtareve të kësaj familjeje është shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë. Ata pretendojnë se shtëpia e tyre është me dokumente të rregullta dhe shteti po përpiqet t’iua marrë në mënyrë të paligjshme.
Kryefamiljari deklaron se punonjësit e Bashkisë janë shfaqur sot për të shembur shtëpinë e tyre pavarësisht se procesi gjyqësor nuk është mbyllur ende.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë, të cilët kanë shoqëruar në komisariat një nga djemtë e familjes.