Përplasja me banorët, Vasili: Policia u soll si gangstere dhe kriminele
Ajo që po ndodh prej më shumë se 6 orësh në një shtëpi përballë shkollës “Petro Nini” në zonën e Tiranës së re, ka prekur jo pak njerëz.
Forca policie që nxjerrin njerëz nga shtëpitë e tyre, policë që arrestojnë qytetarë që mbrojnë të drejtën e tyre kanë bërë që reagimet të jenë të shumta.
Mes tyre ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit LSI-së Petrit Vasili, i cili shprehet se policia u soll si gangstere dhe kriminele me banorët, ndërsa kryeministri akuzon mediat për dramatizimin e situatës.
Reagimi i Petrit Vasilit
Çfarë kryeministër trushkulur!!
Policia u soll si gangstere dhe kriminele me banorët te “Petro Nini”, kurse kryeministri thotë: fajin e ka kazani.
Sigurisht, kur dhunohen edhe fëmijët këtij nuk ka si të dhembë, sepse ky vetëm hallin e karriges së tij të pëgërë ka.
Por foto e këtij fëmije ka për të mbetur përjetë për Edi Ramën një damke turpi, që s’do ta heqë tërë jetën, meqënëse është edhe…. edhe prind….