Zheji: Rama duhet të lëshojë pushtet të shpëtojë shtetin

Analisti dhe autori i emisionit “360 gradë” në TV “Ora”, Artur Zheji thotë se protesta e sotme është e prindërve të studentëve të cilët nuk i mbështetën në protestën e dhjetorit. Zheji thotë se Rama është i detyruar të ulet në tavolinë dhe të japë pushtet që të shpëtojë shtetin nga kolapsi ku është

“Është një anormalitet që ka nevojë për formulë negociatave, tavolinë. Nuk e di kush mund ta thërrasë këtë tavolinë, ndoshta presidenti i Republikës. Duhet dikush që është i besueshëm mbi palët që të krijojë një formulë negociate. Unë mendoj që z.Meta mund ta ketë vullnet që ta bëjë këtë gjë, por do të konsiderohej nga ana e PS dhe Ramës si një ftesë politike, për çështjet e brendshme politike. Ndoshta nëse z.Meta mbështetet nga ndërkombëtarët, ose ndërkombëtarët e marrin vetë në dorë këtë çështje. Rama është i detyruar të ulet në tavolinë dhe të japë pushtet që të shpëtojë shtetin nga kolapsi ku është”,-tha Zeji.

SHKARKO APP