Policia shantazhon: Largohuni për 5 minuta ose do ndërhyjmë

Protestuesit nuk ndalen në tentativat për të çarë kordonet e Forcave të Rendit, ku tentojnë të hyjnë brenda ambienteve të Kuvendit. Policia paralajmëron: ”Në rast se për 5 minuta nuk merren pasa për mos hedhjen e kapsollave policia do të ndërhyjë për të shpërndarë protesutesit”.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë është në gatishmëri ndërkohë ka vënë edhe maskat kundragaz pasi nëse do ketë tentativa të tjera nga protstuesit për të çarë kordonin e sigurisë do të përdoret gazi lotsjellës për të sjellë shpërndarjen e turmës.

Para Kuvendit u tentua disa herë të çahet kordoni i Policisë i vendosur në radhë të parë për të siguruar godinën e institucionit të Kuvendit, ku brenda tij mbahet seancë plenare. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Me këto thirrje, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë së vendosur para Parlamentit, nën thirrjet me megafon të policisë për tu tërhequr dhe për tu shmangur nga aktet e dhunës.

SHKARKO APP