Thirrjet e protestuesve: Do skuqen dhe “plagosen” tradhtarët, do nxihen rilindasit e Ramës!

Tre deputetë të rinj, të fundit nga listat e zgjedhjeve, pranuan të marrin mandatin ditën e sotme dhe të bëjnë betimin në Kuvend. Procedura e ndjekur nga mazhoranca për zëvendësimin e mandateve që opozita dogji në bllok me vendim politik është jo vetëm e pamoralshme, por edhe antiligjore e antikushtetuese.

E pamoralshme, sepse emrat që po hyjnë në Kuvend dalin kundër vendimit të partive politike, PD dhe LSI. Kur një formacion politik vendos me forumet më të larta se situata politike kërkon që të mos jenë më fasadë në një parlament që ka mazhorancë të dalë nga zgjedhjet e vjedhura, vendimi kundër partisë është thjesht tradhëti.

Dhe natyrisht tradhtarët ndëshkohen.

Zëvendësimi i deputetëve të zgjedhur të opozita me emra të fundit nga lista është antiligjor, sepse sistemi zgjedhor që kanë miratuar partitë kryesore është i tillë që nuk lë vend për interpretime. Në zgjedhje, çdo shqiptar ka votuar për partitë politike dhe jo për kandidatët. Emrat e deputetëve që dalin sot dhe thonë se do të përfaqësojnë interesin e atyre që i kanë votuar (!), në fakt nuk përfaqësojnë asgjë. Asnjë qytetar shqiptar, ligjërisht, nuk e di se cili është deputeti që e përfaqëson. Zgjedhja që bëhet në votime është logoja e partisë dhe emri i kryetarit të saj. Për sa kohë që forumet e partive dhe vet kryetarët e opozitës kanë bojkotuar Kuvendin, deputetët që hyjnë në Kuvend janë thjesht njerëz që kanë dëshira personale për karrierë apo interesa financiare, por jo përfaqësim politik opozitar. Ata janë asgjë.

Por për sa kohë Rilindja ka shkrirë gjithë gjykatat kryesore, gjykimi për atë që po ndodh u takon qytetarëve. Dhe qytetarët po e thonë fjalën e tyre dhe po dënojnë aktin e blerjes së mandateve. Sot Ralf Gjoni, deputeti më i ri i Kuvendit u sulmua me bojë teksa po shkonte në Kuvend.

Zemërimi i militantëve të partive ndaj këtyre tradhtarëve dhe interesaxhinjve u shfaq edhe sot në protest para Kuvendit. Dëgjoheshin zëra nga turma se tradhtarët do skuqen, bile nuk munguan edhe disa që floën se do ti “plagosim” në kembë dhe dorë kushdo futet në këtë parlament krimi nga listat e PD dhe LSI. Ndërsa për rilindasit kanë vendosur, si fillim, t’ju hedhin bojë të zezë në fytyrë. Kjo natyrisht që është e dënueshme ligjerisht, sepse këto metoda me “njesite guerile” nuk duhet kurrsesi.

Situata po precipiton rrezikshëm dhe përplasja, fatkqesisht, do të jetë fatale për vendin.

Ndaj duhet urgjent ndërkombëtarët të ndërhyjnë për gjetjen e një zgjidhje, pasi sa me shumë shullahet nën diellin e hotel Rognerit ambasadori i OSBE, aq me keq do vijë fundi për kryeministrin. Njerëz me mend në PS po mundohen të flasin, por kryeministri u ka çuar deputetët “opozitarë” të blerë si presion ndaj tyre.

Sot u hodh bojë e kuqe duke skuqur një tradhtar të LSI. Nesër mund të ketë akte me të rënda ndaj tyre…

VIDEO/Momenti i sulmit me bojë ndaj Ralf Gjonit

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2109367315816369/

SHKARKO APP